DYLON

Januzaj : Endrra ime është të bëhem si Ronaldo

Avatar photo Redaksia

Ylli kosovar i Manchester United Adnan Januzaj ka deklaruar se një prej ëndrrave të tij është që një ditë të jetë i aftë të bëj në fushën e lojës ato veprime që bën fituesi i topit të artë Cristiano Ronaldo.

Portugezi mbërrit te United nga Sportingu i Lisbonës kur ishte mjaft i ri dhe në shumë pak kohë u shëndrrua në një prej lojtarëve më të mirë në botë. Duke e udhëhequr skuadrën që në atë kohë drejtohej nga Alex Ferguson drejt triumfit në Ligën e Kampionëve.

EkoHigjiena

Me sa duket të njëjtën gjë kërkon të bëj edhe Januzaj në të ardhmen. ” I shikoj shpesh ndeshjet e Realit të Madridit, dhe normalisht lojtari që vëzhgoj më shumë është Cristiano Ronaldo, veprimet që ai bën janë të pa besueshme, ndonjëherë mundohem ta imitoj por nuk është e lehtë, ëndrra ime është që një ditë të jem i aftë të luaj si ai.

Për më shumë që Ronaldo e udhëhoqi Manchester United drejt fitimit të Kupës së Kampionëve dhe të njëjtën gjë dua dhe unë të bëj në të ardhmen.” deklaroi ylli kosovar. Gjatë një interviste të dhënë dje për media belge menaxheri i Januzajt, Dirk de Vriese deklaroi se Adnani paguhet më shumë se sa paguheshin Messi e Ronaldo në moshën e tij duke shtuar gjithashtu se 19-vjeçar është pa diskutim lojtari i ri më i paguar në botë.