Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, do të jetë në ekipin e parë të Manchester Utd për takimin e 23 janarit në Old Trafford, ku ndeshen me Southampton-in. Paraqitjet e tija të mira në fanellën e Manchester Utd U-21 kanë mbushur mendjen e trajneri Louis van Gaal që ta ketë në dispozicion për takimin e javës së 23-të. Ai realizoi dy gola të hënën që e lamë pas për Manchester Utd U-21, ku fituan me rezultat 4:0 në ballafaqim me Southampton-in U-21. Tani sipas “The Mirror”, Van Gaal është impresionuar nga forma e reprezentuesit të Belgjikës dhe ka vendosur ta ftojë.