Adnan Januzaj mund të jetë futbollisti i parë shqiptar i cili mund të luaj për kombëtaren e Anglisë.
Trajneri i Manchester United, David Moyes e ka pranuar se përzgjedhësi i “tre luanëve”, Roy Hodgson disa herë është interesuar për djaloshin nga Istogu.
“Po, Hodgson dhe Federata Angleze janë interesuar disa herë për Januzajn”, ka thënë Moyes, transmeton Zëri.
Legjenda angleze Gary Lineker i cili ishte duke e shikuar ndeshjen kundër Sunderlandit së bashku me përzgjedhësin anglez Hodgson përmes një postimi ka thënë se Januzaj mund të bëjë pjesë në kombëtaren angleze dhe e ka ftuar përzgjedhësin anglez që t’i bëjë ftesë.
“Mendoj që Januzaj mund të luaj për disa shtete duke përfshirë edhe Anglinë. Megjithëse kjo ka të bëjë me nënshtetësinë, Federata Angleze dhe ajo Belge disa herë janë interesuar për të. Mirëpo ai ka zgjedhur të mos vendos për momentin”, ka shtuar Moyes.