Më datë 3 maj, në Kolegjin DARDANIA, është mbajtur ligjërata “Kriza në Ballkan dhe administrata e Trump” nga analisti i mirënjohur politik, Janusz Bugajski, i cili ka shërbyer edhe si konsulent për çështjet e Evropës Lindore për organizata dhe agjenci qeveritare të ndryshme në SHBA. Ligjërata konsistoi në diskutimin mbi gjendjen aktuale në shtetet e Ballkanit dhe ndikimin që do të ketë administrata e Trump në këtë rajon.
Kastriot Shabiu
Bugajski theksoi disa pika kyçe për krizën e cila e ka kapluar Ballkanin dhe faktorët që do mund t’i shkaktonin krizat e tjera potenciale. E para, ka të bëjë me frustrimin ekonomik në gjendjen ekonomike në rajon, duke nënvizuar shkallën e lartë të papunësisë tek të rinjtë në vendet si Spanja, Italia dhe Greqia. Ky lloj frustrimi ekonomik shumë lehtë mund të përkthehet në kartë politike të partive opozitare, duke shkaktuar lloje të ndryshme të popullzimit. Gjithashtu, sipas Bugajskit, partitë politike në Ballkan janë të ngarkuara ideologjikisht, dhe madje të pozicionuara në krahët ekstrem të së majtës dhe të djathtës, çfarë edhe ka bërë radikalizimin e mjeteve kundërshtuese të partive opozitare.
Pika e dytë, sipas Bugajskit ka të bëjë me autoritarizmin në rritje e sipër nga dy shtetet më problematike në Ballkan, Serbia dhe Maqedonia. Ku sipas tij, në këto dy vende jo vetëm partitë opozitare por edhe shoqëria civile kanë pretenduar se shteti është i kapur nga partitë në pushtet. Në lidhje me këtë Bugajski shtoi: “Qëllimi i shumë partive politike në Ballkan është të fusin duart deri tek ligji, dhe në këtë mënyrë të arrijnë të mbajnë sa më gjatë vetën e tyre në pushtet. Një formë tipike e autoritarizmit, është vërejtur në Maqedoni, ku partia në pushtet është akuzuar për përgjime të partisë kundërshtare e deri tek anëtarët e bashkësisë”.
Pikën e tretë, Bugajski e shikon te numri i madh i protestave nga organizatat e shoqërisë civile dhe nga partitë opozitare, ku kohët e fundit kemi parë protesta në Serbi dhe në Bosnjë. Ai theksoi faktin se këto protesta mund të shkojnë drejt popullzimit.
Së këndejmi, Bugajski vendosi në fokus problemin e përshkallëzimit etnik që krijon një ndarje mes miqve dhe armiqve. Kjo sipas tij kjo është manifestuar në Maqedoni, ku lidhja e social-demokratëve dhe grupit të integrimit Evropian është bllokuar. Shqiptarët janë ndarë në një tabor të caktuar politik duke u lënë vazhdimisht jashtë politikbërjes. Problemi tjetër sipas Bugajskit qëndron edhe te ideja e ndarjes së shqiptarëve dhe krijimi i Shqipërisë së madhe, e cila është duke u përdorur nga qarqe të caktuara në rajon. Në këtë linjë, shqetësimi kryesor për Ballkanin, Bugajski e shikon te Nacionalizmi, i cili është në rritje e sipër në vendet në këtë rajon.
Gjatë ligjëratës Bugajski përmendi edhe konfliktin për kufijtë. Dhe, shembull primar këtu sipas tij është Kosova, ku tensionet janë ngritur mes liderëve shqiptare dhe atyre serb, për te shkaktuar legjitimitetin e lidereve serb apo shqiptar. Në lidhje me këtë Bugajski shtoi: “Konfliktet etnike që ndodhin në një vend, mund të shpërndahen në shtetet fqinje. Mbaj mend 26 vjet më parë që secili konflikt mund të jetë destabilizues për rajonin, dhe kjo ishte pikërisht në shpërbërjen e Jugosllavisë. Pika ime ishte se konflikti më potencial është përbrenda Maqedonisë. Madje edhe konfliktet serbo-kroate, Kosove-Serbi, Bosnje-Serbi, te gjitha këto mund të përmbaheshin brenda Jugosllavisë. Por konflikti në Maqedoni nuk mund të përmbahet dhe kjo gjithsesi ka pasur gjasa më të medha të perfshijë në konflikt Kosovën, Greqinë, Bullgarinë etj. Dhe të gjitha këto janë në të kundërtën e interesit të Kosovës”.
Gjithashtu, u pohua se partitë politike te cilat rrezikohen nga humbja e pushtetit, e kanë zakon të drejtojnë gishtin nga faktorë te jashtëm potencial. Një situatë e tillë haset në rastin e Soros, ku janë të përfshira partitë në Shqipëri, Hungari dhe Maqedoni.
Në pikën e fundit, Bugajski trajtoi çështjen e Rusisë dhe interesat e saj për rajonin. Ai tregoi që Rusia vazhdon të jetë e interesuar për Ballkanin. Ku, ndër të tjerash, kemi një situate ku Rusia do të shfrytëzoj këtë situatë për të zgjatur ndikimin në Ballkan, për ta lënë zonën e Ballkanit një zonë të targetuar nga Rusia. Shqetësimin kryesor këtu ai e shikon në rritjen e ndjenjave anti-amerikane.
Në fund të ligjëratës, Bugajski shtoi disa fjalë për presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Sipas tij, gjërat kane ndryshuar ne javët e fundit. Ai vendosi në diskutim sloganin “Amerika e para” (America First). Dhe, Bugajski tregon se kjo mund te ketë dy kuptime. Domethënia e parë ka të bëjë me atë se ne jemi të parët ne botë dhe do të sigurohemi për këtë. E dyta, Amerika është e para dhe te vetmit, nuk na nevojitet bota. Bugajski vazhdoi duke thënë së Trumpi është duke bërë një ndryshim nga Amerika e vetmuar në udhëheqësen e botës. Kjo vërehet edhe në disa veprime të tij, ku gjatë fushatës Trump e konsideronte NATO-n si të vjeteruar: “Së pari, Trump ka shtyrë çështjen se vendet që janë anëtare te NATOs të shkojnë me rritje të GDP-së deri ne 2%. Trump e ka përqendruar vëmendjen e nje numri të madh të vendeve në këtë çështje. Fakti i dytë pozitiv është një ekip i jashtëzakonshëm kompetent i sigurisë që Trump e ka vendosur në SHBA. Dhe kemi një numër të madh të njerëzve të cilët kanë hyrë në administratë, dhe kanë një përkushtim të madh për një rol internacionalist te SHBA-ve. Një numër i madh i politikave që kanë qenë në agjendën e Trump si ato izolative janë shtyrë anash. Sikurse e dini prioritetet kryesore te sigurisë Amerikane, janë në lindje të mesme, Kore e Veriut, Afganistan, ndërsa ballkani është mjaft poshtë në listë. Kjo nuk është specialitet i Trupm, por i administratave paraprake”.
Një nga pyetjet e studentëve drejtuar Bugajskit, ishte edhe çështja e krijimit të ushtrisë së Kosovës. Dhe, në lidhje me ushtrinë e Kosovës, ai u shpreh se Kosova duhet ta krijoj ushtrinë, çështja është sa do te zgjas krijimi saj: “Këtu presidenti Thaçi ka pasur te drejtë, mirëpo ka gabuar ne lidhje me mënyrën se si e ka bere. Duhet të ekzistoj një mekanizëm, një plan dhe duhet te ekzistoj përkrahja teknike dhe politik”.
Bugajski përfundoi ligjëratën e tij, duke thënë që ajo çfarë kemi mësuar në 25 vitet e fundit është se pa SHBA-në Kosova nuk do të ishte e pavarur.