Eksponate nga fshatra të shumta të rajonit të Gjilanit e më gjërë, janë bërë pjesë e muzeut Rajonal të Gjilanit, falë dhuruesëve të shumtë që kanë treguar vullnet t’a pasurojnë muzen me vlera të trashëgimisë kulturore.
Në kuadër të kësaj edhe Ramadan Ramadani me banim në Gjilan, me prejardhje nga fshati Priboc, më 18.11. 2016, muzeut të Gjilanit i dhuroi janin, i cili është punuar nga nëna e tij, po në fshatin Priboc para 80/85 viteve.
Në fillim, thotë Ramadani e kemi përdorur si shtrojë në shtëpinë tonë, që natyrisht, ishin pak më të rrallë në atë kohë. Tani më i këto lloj shtroje i kemi zëvendësaur me tepih të ndryshëm, por unë këtë e kam ruajtur si relikt të kohës nga fshati e nga puna e dorës së nënës time. Jam në dijeni se muzeu do të hapet këto ditë, prandaj kam menduar se më mirë është që të jetë pjesë e këtij muzeu si një dëshmi e punës në vek të nënave tona.