Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesin nga “Caritas Kosova”, gjegjësisht koordinatorin e projektit “Your Job”, Luz Balajn, ku është biseduar rreth projektit në komunën e Vitisë, lidhur me performancën 2 vjeçare.
Balaj e ka njoftuar kryetarin Haliti rreth aktiviteteve që kanë zhvilluar për gjatë kësaj periudhe 2 vjeçare, në kuadër të projektit “Your Job”, me që rast ka bërë të ditur se janë sistemuar në punë praktike 43 të rinj të komunës së Vitisë.
“Gjatë implementimit të këtij projekti, po ashtu janë mbështetur me trajnime profesionale 35 të rinj, kurse me trajnime 1,2 dhe 3 ditore mbi 100 të rinj. Duhet theksuar se kemi ndarë edhe 2 grande për mbështetje të bizneseve individuale në komunën e Vitisë”, është shprehur Balaj.
Në takim me kryetarin Haliti, ata u dakorduan që bashkëpunimi mes komunës dhe Caritas Kosova të vazhdoj edhe në të ardhmen. /2LONLINE.com/