DYLON

Janë prezantuar rezultatet e auditimit në shërbimin e Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan

Janë prezantuar rezultatet e auditimit në shërbimin e Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Sot janë prezantuar rezultatet e auditimit në shërbimin e Emergjencës në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.

Prezantimin e realizoi Dr.Ramadan Halimi, i cili në detaje prezantoi punën e ekipit të auditimit në shërbimin e emergjencës për monitorimin dhe vlerësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore të ofruara pacientëve në situata urgjente.

EkoHigjiena

Ky ekip analizoi procedurat klinike dhe administrative, kontrolloi përputhshmërinë me protokollet dhe standardet mjekësore, si dhe identifikoi mundësi për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.

Drejtori i spitalit, Dr.Afrim Cana, përgëzoi ekipin e auditimit dhe theksoi se përmes auditimeve periodike dhe analizës së të dhënave në të gjitha shërbimet e spitalit do të kontribuohet në rritjen e cilësisë dhe sigurisë së pacientëve, si dhe në rritjen e efikasitetit të shërbimeve.

“Synimi ynë është përmirësimi i cilësisë në mënyrë të vazhdueshme në të gjitha shërbimet, e sidomos në atë të Emergjencës. I ftojmë të gjitha njësitë e tjera që të respektojnë me përpikmëri PSO për shërbimin e Emergjencës”, ka thënë drejtori Cana.  /2LONLINE/