(2LONLINE) – Gjatë 4 ditëve të aktiviteteve sportive të Flakadanit të Karadakut, janë mbajtur gara në shah,shenjëtari dhe pingpong. Emrush Azemi përgjegjës I sektorit për rini dhe sport është shprehur i kënaqur me mbarëvajtjen e garave dhe ka theksuar se aktivitetet sportive janë zhvilluar sipas itinerarit të paraparë.
Fitues garave në shah doli Jakup Haxhiu nga Vitia, vendin e dytë Jahush Sahiti nga Ferizaj dhe Selman Jonuzi nga Vitia. Në garat e shenjëtarisë në konkurrencën e seniorëve ku morën pjesë 30 garues, fitues doli Bujar Bislimi, në vendin e dytë Rrustem Baftijari dhe në të tretin Gëzim Jahiri, ndërsa në konkurrencën e juniorëve vendi I parë I takoi Pashtrik Shaqiri, të dytin Mjaltin Ibrahimi, ndërsa të tretin Altin Bejta dhe Zahir Bejta.
Po ashtu janë zhvilluar edhe garat në pingpong ku në konkurrencën e seniorëve morën pjesë 32 garues dhe vendi I parë I takoi Daniel Ramajt, vendi I dytë Hamzi Ajeti dhe në vendin e tretë Nehat Gashi nga Kaçaniku, kurse në konkurrencën e juniorëve morën pjesë 14 garues dhe vendi i parë i takoi Taulant Ajetit, I dyti Donat Selmanit dhe i treti Çlirim Emini. Këshilli Organizativ I Manifestimit Flakadani i Karadakut 2014, ka nderuar me mirënjohje dhe shpërblime fituesit e këtyre garave. /2lonline/