DYLON

Janë parandaluar disa dërgesa të postave të shpejta gjatë tentativave për kontrabandim të mallrave të ndryshme

Janë parandaluar disa dërgesa të postave të shpejta gjatë tentativave për kontrabandim të mallrave të ndryshme
Avatar photo Redaksia

Oficerët doganorë në pikën doganore të Vermicës kanë parandaluar disa dërgesa të postave të shpejta gjatë tentativave për kontrabandim të mallrave të ndryshme.

Vlera e përafërt e këtyre mallrave, sipas vlerësimeve fillestare, kalon shumën prej 5,000 eurosh, ndërsa zyrtarët doganorë janë duke verifikuar saktësisht vlerën totale të produkteve si dhe përputhshmërinë e dokumentacionit të dërgesave me rregullat doganore në fuqi.

EkoHigjiena

Ndaj personave përgjegjës janë inicuar procedurat kundërvajtëse, ndërsa mallrat janë sekuestruar në përputhje me ligjin.

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, transparencën dhe integritetin në çdo procedurë doganore, duke parandaluar çdo tentativë për shmangie të detyrimeve ligjore dhe dëmtim të tregut të ndershëm. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.