DYLON

Janë ofruar 356 shërbime emergjente në 24 orët e fundit në Klinikën Emergjente

Janë ofruar 356 shërbime emergjente në 24 orët e fundit në Klinikën Emergjente
Avatar photo Redaksia

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka ofruar gjithsej 356 shërbime emergjente për qytetarët gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), numri më i madh i pacientëve është trajtuar në Emergjencën Internistike, ku janë pranuar 119 pacientë.

EkoHigjiena

Pas saj renditet Emergjenca Ortopedike, me 82 pacientë, ndërsa në Reanimim janë trajtuar 76 pacientë.

Në Emergjencën Kirurgjike janë trajtuar 49 pacientë, ndërsa 30 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël.

Këto të dhëna janë publikuar nga SHSKUK si pjesë e raportit 24-orësh për aktivitetin e Klinikës Emergjente të QKUK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.