DYLON

Janë emërtuar 300 rrugë në Gjilanit

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit në përbërje të subjekteve politike, Shoqërisë Civile, individë profesionistë të lëmive të ndryshme si historian, gjeograf, artistë etj, është duke punuar në emërtimin e rrugëve, shesheve dhe bulevardeve, ku deri më tani janë mbajtur mbi 20 takime të këtij komisioni.

Kryetarin e Komunës së Gjilanit sot komisioni e ka informuar për punën e bërë deri më tani dhe ka marrë mbështetjen e fuqishme të kryetarit Haziri, i cili ka thënë se është i gatshëm që këtë projekt ta shtyjë sa më shumë që të përfundon sipas planifikimit dhe si qytet të kemi të gjitha rrugët e emërtuara.

EkoHigjiena

“Mbështetjen time e keni maksimale. Nga cilësia e kryetarit të Komunës unë jam pas jush dhe shpresoj shumë që me angazhimin tuaj, ne të kemi sa më par rrugët të emërtuara për gjithë hapësirën e Komunës së Gjilanit”, tha kryetari Haziri ndër të tjerash.

Me këtë rast Fehmi Agushi kryetar i komisionit, ka thënë se janë duke punuar që nga muaji shkurt i këtij viti dhe është kërkuar që të bëhet emërtimi i 950 rrugëve, ndërsa 20% duhet të propozoj si emërtime rezervë që do të arrij numri në 1200 rrugë të emërtuara.

“Ne si komision jemi duke punuar që nga muaji shkurt i këtij viti dhe kemi mbajtur mbi 20 takime ku janë diskutuar, shqyrtuar dhe miratuar propozime të rrugëve duke përfshirë, rrugët në zonën urbane dhe rurale. Si komision kemi pranuar edhe propozimet e qytetarëve, me arsyeshmërinë e propozimit dhe nënshkrimet e qytetarëve të një rruge apo lagjeje. Në zonën urbane do të emërtohen rreth 500 rrugë, ndërsa rreth 450 rrugë do të bëhen në zonën rurale, që në total do të përfshihet edhe 20% emërtime shtesë si rezervë, që ky numër do të arrij në 1200 emërtime në përgjithësi”, tha Agushi duke shtuar se deri më tani janë kaluar dy faza dhe janë duke punuar në fazën e tretë. /2L ONLINE/