Janë bërë gjashtë denoncime, është shqiptuar një vërejtje me shkrim

Janë bërë gjashtë denoncime, është shqiptuar një vërejtje me shkrim

Kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka përsëritur të shtunën se nuk do të ketë tolerancë për ata që nuk e respektojnë orarin e punës dhe ka bërë me dije se vazhdon zotimi i tij për shpërblim prej 100 euro për qytetarët që fotografojnë zyrtarët komunal që në orar të punës rrinë në restorante e kafiteri dhe se kur kjo të konfirmohet, nga organet kompetente, atëherë ndaj atyre zyrtarëve edhe do të ndërmerren masa.

Haziri ka bërë me dije se që nga zotimi i tij për këtë çështje, janë gjashtë raste të denoncimeve, prej të cilëve një është konfirmuar dhe ndaj zyrtarit është bërë vërejtja me shkrim, ndërsa raste tjera janë në shqyrtim.

“Pas zotimit nga ana ime për shpërblim prej 100 euro për qytetarët që fotografojnë zyrtarët që në orar të punës rrinë në restorante e kafiteri, ne kemi pranuar 6 raste të cilat janë duke u vlerësuar nga organet e policisë. Deri tash ka vetëm një vërejtje me shkrim. Nuk ka tolerancë për ata që nuk e respektojnë orarin e punës”, ka thënë Haziri,

KOMENTE