Janë 209 rekrutë që fillojnë stërvitjen ushtarake bazë
“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, 209 rekrutë kanë filluar sot Stërvitjen Ushtarake Bazë, në kuadër të procesit të përgatitjes dhe aftësimit ushtarak për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, bëhet e ditur nga njoftimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në njoftim thuhet tutje se gjatë kësaj faze, rekrutët do të zhvillojnë njohuritë dhe shkathtësitë e nevojshme ushtarake, duke kultivuar disiplinën, profesionalizmin dhe përgjegjësinë në shërbim të vendit. /2LONLINE/
