DYLON

Jamal Arago: Të kaluarën e kemi lënë prapa, jemi fokusuar për ndeshjen e radhës

Jamal Arago: Të kaluarën e kemi lënë prapa, jemi fokusuar për ndeshjen e radhës
Avatar photo Redaksia

Lojtari ganez i SC Gjilanit, Jamal Arago, në prag të duelit kampional që skuadra e tij e luan ndaj FC Feronikeli ’74, është deklaruar optimist në rikthimin e rezultateve pozitive.

Futbollisti ganez ka potencuar që rezultatet e ndeshjeve të para në kampionat tashmë i kanë lënë prapa, teksa janë të fokusuar për ndeshjen e radhës.

EkoHigjiena

“Kemi kaluar në një periudhë të vështirë rezultatesh në këtë fillim sezone, mirëpo tashmë ajo është e kaluara dhe nuk jemi duke shikuar prapa. Jemi të fokusuar për ndeshjen ndaj Feronikelit dhe jemi të gatshëm për të dhënë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”, deklaroi Arago.

Ndër të tjerash ai ka folur edhe për lëndimin, i cili e mbajti jashtë fushave të blerta për një periudhë jo të gjatë kohore, derisa ritheksoi se është i gatshëm për ndeshje.

“Ishte e vështirë ta shikoja ekipin nga jashtë fushës, mirëpo tashmë jam i gatshëm për t’i ndihmuar bashkëlojtarëve në fushën e lojës, duke lënë prapa lëndimin”, përfundoi Jamal Arago.

Gjilani dhe Feronikeli ’74 do të ballafaqohen të hënën më 16 Shtator me fillim nga ora 15:00. Takimi zhvillohet në stadiumin ndihmës në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.