DYLON

Jam i vendosur që zëri i Lladovës të dëgjohet fuqishëm në Asamble

Jam i vendosur që zëri i Lladovës të dëgjohet fuqishëm në Asamble
Avatar photo Redaksia

Jam i vendosur që zëri i Lladovës të dëgjohet fuqishëm në Asamble

/Bedri Ajeti, kandidat i LDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit/

Sot, bashkë me Kryetarin në ardhje Arbër Ismajli dhe Kryetaren e Forumit të Gruas të LDK-së – Dega Gjilan, znj. Valentina Bunjaku Rexhepi, zhvilluam një takim të ngrohtë me banorët e Lladovës.

Për mua, si bir i këtij fshati dhe kandidat për Asamblenë Komunale, ky tubim ka rëndësi të veçantë. Së bashku diskutuam për problemet e përditshme të banorëve, për projektet që duhen realizuar dhe për zotimet tona për katër vitet e ardhshme.

LDK ka vizion dhe plane konkrete për ta zhvilluar Gjilanin dhe fshatin tonë, dhe unë jam i vendosur që zëri i Lladovës të dëgjohet fuqishëm në Asamble.

Falënderoj bashkëfshatarët e mi për besimin, përkrahjen dhe mikpritjen. Me LDK-në, së bashku do të sjellim ndryshimin e merituar!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.