(2LONLINE) – Institucionet komunale të Vitisë gjatë gjithë ditës së djeshme kanë punuar në sanimin e dëmeve nga vërshimet duke intervenuar me ekskavator në qytetin e Vitisë dhe fshatin Pozheran gjithashtu gjatë kësaj dite Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës ka intervenuar në prrocken e fshatit Budrikë dhe Remink, dhe atë në hapjen e kanaleve të saj.
Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti tha se institucionet komunale janë të mobilizuara më qëllim që dëmet nga vërshimet të jenë minimale.
”Jemi duke monitoruar për së afërmi gjendjen në lokalitet e komunës së Vitisë , poashtu jemi në gjendje gatishmërie që të punojmë pandërprerë për të minimizuar dëmet e mundshme nga vërshimet. Dje kemi punuar në hapjen e kanaleve të prrockave në fshatrat Budrikë, Remink, Pozheran dhe në Qytetin e Vitisë” u shpreh Jakupi.
Ai poashtu theksoi se Komuna ka intervenuar edhe në rrugën Viti-Letnicë ku ka pasur shembje të dheut. /2lonline/