DYLON

Jakupi: Kjo qeverisje po i kushton shtrenjtë Kamenicës

Avatar photo Redaksia

(2L ONLINE) – OJQ “Fortesa” konsideron se Komuna e Kamenicës ka bërë shpenzime enorme dhe jashtë çdo standardi për situatën ekonomike e financiare të kësaj komune.

Amir Jakupi nga kjo organizatë, ka bërë të ditur se Komuna e Kamenicës gjatë vitit 2014 ka shpenzuar mbi 80 mijë euro për karburante, mbi 23 mijë euro për dreka zyrtare, 9 mijë euro për telefoni, 26 mijë euro për udhëtime brenda vendit dhe 5 mijë e 500 euro për informim publik.

EkoHigjiena

”Në bazë të një përllogaritjeje të thjeshtë, del se zyrtarët e Kamenicës për çdo ditë kanë shpenzuar nga 220 euro vetëm për derivate. Për një komunë të vogël, të varfër e të pazhvilluar, ky shpenzim është i papranueshëm”, ka thënë Jakupi.

Sipas tij, Kamenica është në mesin e komunave që ka shënuar rënie të konsiderueshme të të hyrave financiare dhe nuk e ka luksin të bëjë shpenzime të panevojshme.

“Është shqetësuese edhe shuma prej 230 mijë eurove detyrime dhe fatura të papaguara për vitin e kaluar”.

Jakupi i bënë thirrje kryetarit të Komunës dhe zyrtarëve të tjerë, që të shkurtojnë shpenzimet në disa kode buxhetor dhe të kujdesen që paraja e qytetarëve të Kamenicës të shpenzohet në mënyrë efikase dhe në dobi të tyre. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.