DYLON

Jakup Krasniqi pro qeverisë teknike

Avatar photo Redaksia

Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka hedhur idenë e krijimit të një qeverie teknike në Kosovë, pasi që ekzekutivi aktual po përballet me mungesën e numrave të nevojshëm në legjislativ.

“Në këtë fazë të zhvillimeve politike në Kosovë, zgjidhja më e mirë do të ishte krijimi i një qeverie teknike”, pohon Krasniqi, gjatë një interviste për “Zërin”, duke shtuar se nëse Qeveria nuk i ka numrat, duhet gjetur ndonjë mënyrë për ta bërë shumicën në Kuvend.

EkoHigjiena

Duke folur për mundësinë e miratimit të buxhetit të vitit 2014 në Kuvend, i pari i këtij institucioni është shprehur se buxheti duhet të miratohet, por jo, siç ka thënë ai, ashtu siç ka ardhur nga qeveria. Krasniqi megjithatë nuk ka treguar nëse do ta votojë buxhetin e vitit të ardhshëm, duke u arsyetuar se votën do ta japë konform interesit të vendit.

Kryeparlamentari gjatë kësaj interviste i ka quajtur shpifje të orkestruara përfoljet që u bënë ditë më parë në media se të burgosurave në fshatin Likoc të Drenicës u ka prerë flokët dhe me të njëjtat gërshërë i ka prerë edhe buzën.

Ai po ashtu ka theksuar se Kuvendi në seancë plenare do të duhej të merrte vendimin adekuat për deputetët që bëjnë mashtrime me shpenzimet e udhëtimit./Zëri/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.