Kryetari i Kuvendi Jakup Krasniqi përmes rrjetit social Facebook ka shkruar se se do të angazhohet për funksionim të demokracisë dhe për shtetin e së drejtës.
Kryekuvendari ka thënë se nëse angazhimi për shtet ligjor dhe demokratik, për zhvillim ekonomik, për mbrojtjen e pasurisë publike kombëtare, për shëndetësi të reformuar, konsiderohen si kërkesa për interesa personale ai do të angazhohet që të jetësohen këto “interesa personale”shkruan Kosova Sot.
Ndryshe, kryetari i Kuvendit së shpejti pritet të zyrtarizojë partinë e re së bashku me ish ministrin e Transporteve Fatmir Limaj, gjë të cilën e ka paralajmëruar ky i fundit në një intervistë të dhënë për mediat.
Edhe pse Krasniqi e Limaj janë bërë me zyrë të partisë e cila gjendet në qytezën Pejton, konkretisht në shtëpinë ku ka qenë e vendosur Ambasada e Shqipërisë, ata ende nuk kanë zyrtarizuar emrin e partisë. Gjithashtu, ende nuk dihet se kush do të emërohet kryetar i partisë, Krasniqi apo Limaj.
Këto pritet të zyrtarizohen së shpejti, pasi zgjedhjet parlamentare po afrohen, dhe ish dy drejtuesit e lartë të PDK-së, do të garojnë kundër ish shokut të tyre, kryeministrit aktual të vendit Hashim Thaçi.