DYLON

Jahjaga ua vazhdon mandatin gjyqtarëve ndërkombëtarë

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, më 31 gusht 2014 (e diel), dekretoi konfirmimin e vazhdimit të mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë në Gjykatën kushtetuese të Republikës së Kosovës.

“Dekretimi u bë, duke u bazuar në nenin 84, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 2 (shtojca 1) të Ligjit Nr.04/L-274, për Ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe në shkresën me Nr. Prot. 693, të pranuar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës më datë 25 gusht 2014, nga Shefi i Misionit EULEX Kosova”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Presidentes së Kosovës.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.