DYLON

Jahjaga u takua me ministrin e jashtëm të Botsvanës

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, u takua sot me ministrin e jashtëm të Botsvanës, Phandu Skelemani. Ata biseduan për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, konsilidimin ndërkombëtar të saj dhe njohjen nga Botsvana.

Presidentja Jahjaga e njoftoi ministrin Skelemani për të arriturat e Kosovës, rolin e saj të faktorit të stabilitetit në rajon dhe promovuesit të fqinjësisë së mirë. Ajo tha se synimi i Kosovës është anëtarësimi në institucionet mdërkombëtare, posaçërisht në OKB dhe e vlerësoi të rëndësishme njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Botsvana.

EkoHigjiena

Ministri i jashtëm i Botsvanës i vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi përparimin në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se vendi i tij i vlerëson pozitivisht zhvillimet në Kosovë që hap mundësinë e shqyrtimit të njohjes së saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.