DYLON

Jahjaga thërret për qetësi

Avatar photo Redaksia

Nëpërmjet një postimi në Facebook, në llogarinë e saj zyrtare, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dënuar ashpër veprimet e sotme të opozitës, të cilat sipas saj janë akte vandale. Sipas presidentes, aktet e dhunshme nga protestuesit kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit.

“Dënoj ashpër vandalizmin e pronës publike dhe përdorimin e mjeteve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit, që e kanë për detyrë t’i mbrojnë institucionet e vendit.Protesta është e drejtë e patjetërsueshme në çdo demokraci, e drejtë e garantuar me Kushtetutë dhe si mjet për të shprehur pakënaqësinë nuk duhet të kontestohet nga askush. Por, kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe zjarrvënia e sotme institucioneve të vendit është plotësisht e papranueshme”, thuhet në reagimin e saj.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjga u ka bërë thirrje protestuesve që të tregojnë përgjegjësi, ndërsa organizatorëve u ka kërkuar distancim nga këto akte.

“Ju apeloj protestuesve të tregojnë përgjegjësi dhe thërras për qetësi, ndërsa organizatorëve të protestës të distancohen nga këto akte dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që të ndalojnë dhunën në sheshet e Prishtinës. Kërkoj nga organet e rendit që t’i identifikojnë dhe sjellin para drejtësisë individët apo grupet që eskaluan situatën”, thuhet më tej.

Presidentja ka përsëritur thirrjen e saj që zgjidhjet institucionale dhe gjuha e dialogut janë mënyra e vetme për të tejkaluar çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes.Sipas saj, këto zhvillime dhe mungesa e përpjekjeve për të gjetur një mes po na kthejnë në pikën zero dhe po lëndojnë përkrahjen që e gëzojmë në konsolidimin tonë si shtet i pavarur dhe sovran.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.