DYLON

Jahjaga: Të punojmë për shtet

Avatar photo Redaksia

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, ka deklaruar se sot është dita që simbolizon bashkimin për ta ndërtuar shtetin, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të Kosovës. Jahjaga në manifestimin për nderë të “Epopesë së UÇK-së”, ka thënë se të gjithë qytetarët e Kosovës, përkulën para atyre burrave dhe grave që e deshën lirinë. “Sot është dita që simbolizon bashkimin, ku duhet më shumë respekt e dashuri, pa e sfiduar demokracinë e brishtë të saj. Sot është dita që duhet hequr dorë nga inatet për të punuar për një shtet të së drejtës. Sot është koha për Kosovën, e cila është një realitet i pa kthyer dhe është koha që FSK-ja të kthehet në Forcë të Armatosur”, ka deklaruar Jahjaga.
Ndërkaq komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka thënë se do të nderojnë të gjithë ata që u sakrifikuan që ne të jetojmë të lirë dhe gjeneratat e reja të kenë një të ardhme të sigurt.

Ai ka shtuar se duhet të ndërtojmë identitetin tonë që ka dalë nga e kaluara e lavdishme. “FSK-ja është forcë profesionale mbi vlera kombëtare e perëndimore që është e gatshme t’u dalë në ndihmë qytetarëve”, ka thënë Rama.

EkoHigjiena

http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=81636&Ctype=1

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.