DYLON

Jahjaga takoi drejtorin ekzekutiv të “Gift of Life International”

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të “Gift of Life International”, Robert Raylman dhe drejtorin e “Gift of Life Kosova” , Mazllum Belegu.

Presidentja Jahjaga e përgëzoi Raylman dhe Belegun për angazhimin e tyre në dhënien e ndihmës për fëmijët nga Kosova, me probleme në zemër dhe ju ofroi mbështetje të plotë për vazhdimin e misionit të tyre fisnik për shërimin e fëmijëve që kanë nevojë për ndihmë shëndetësore, transmeton RTK.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë që ndihma mjekësore të mund të jepet në institucionet shëndetësore të Kosovës, që do të ndihmonte fëmijët.

Drejtori Ekzekutiv i “Gift of Life International”, Robert Raylman e njoftoi presidenten Jahjaga, se deri më tani përmes nismës së tyre janë mjekuar 40 fëmijë me probleme të zemrës. Ai theksoi se këtyre ditëve do të kryhet kontrolli edhe për 100 fëmijë të tjerë dhe pritet që 20 deri 25 prej tyre të fillojnë trajtimin në klinikat e ndryshme nëpër botë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.