DYLON

Jahjaga: Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në NATO

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, i cili udhëhiqej nga kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade.

Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, duke theksuar nevojën e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka shënuar përparime të theksuara në konsolidimin e shtetësisë, në krijimin e shtetit ligjor dhe gjithëpërfshirës, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit, përfshirë edhe përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet me Republikën e Serbis, transmeto nRTKë.

Ajo tha se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike, duke i vlerësuar si të rëndësishme marrëdhëniet kontraktuale edhe me NATO-n, përmes Partneritetit për Paqe.

Presidentja Jahjaga tha se Shqipëria mund ta ndihmojë Kosovën, përmes shkëmbimit të përvojave, në arritjen e standardeve dhe përmbushjen e kritereve për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

Kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, Arta Dade, vlerësoi përparimin e arritur në Kosovë. Ajo shprehu përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për të ndihmuar Institucionet e Kosovës në procesin e reformave drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në Aleancën Veriatlantike.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.