DYLON

Jahjaga priti zëvendësshefin e UNMIK-ut, Robert E. Sorensen

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim lamtumirës zëvendësshefin e UNMIK-ut z. Robert E. Sorensen. Presidentja Jahjaga e përgëzoi z. Sorensen për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë misionit në Kosovë, por njëherësh përshëndeti edhe punën që ka bërë UNMIK-u në Kosovë gjatë gjithë këtyre viteve si dhe për misionin e tij simbolik, por të rëndësishëm që po e kryen në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë.

Zëvendësshefi i UNMIK-ut z. Robert E. Sorensen e falënderoi Presidenten Jahjaga për bashkëpunimin që Presidenca dhe institucionet e tjera të Kosovës kanë me misionin e UNMIK-ut.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.