DYLON

Jahjaga priti një delegacion nga grupi parlamentar i miqësisë Austri-Kosovë

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim një delegacion nga grupi parlamentar i miqësisë Austri-Kosovë, i cili udhëhiqej nga zotëri Hannes Weninger.

Presidentja Jahjaga me delegacionin nga Parlamenti i Austrisë bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë, përfshirë këtu zhvillimet e muajve të fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si dhe për proceset që kanë të bëjnë me përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga shprehu falënderimin e institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës për ndihmën e vazhdueshme që Republika e Austrisë i ka dhënë qytetareve dhe proceseve nëpër të cilat ka kaluar Kosova.

Udhëheqësi i delegaciont nga grupi parlamentar i miqësise Austri-Kosovë, zotëri Hannes Weninger, theksoi se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën, ndërkohë që vlerësoi lart rolin e Presidentes Jahjaga në kërkim të zgjidhjes së krizës pas zhvillimeve në Kuvendin e Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.