DYLON

Jahjaga priti ambasadoren e Turqisë, Kivilcim Kiliç

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, e cila i dorëzoi letrat kredenciale. Presidentja Jahjaga i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ajo e çmoi lart mbështetjen që Turqia i ka dhënë institucioneve të Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucionet ndërkombëtare.

EkoHigjiena

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, zonja Kivilcim Kiliç shprehu përkushtimin e vendit të saj për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës.

Ajo tha se Turqia do të vazhdojë të jetë përkrahëse e fuqishme e anëtarësimit të Kosovës në institucionet rajonale dhe ato ndërkombëtare, në fushën e rendit dhe ligjit, zhvillimit ekonomik dhe respektimin e të drejtave të njeriut, me theks në të drejtat e grave dhe të fëmijëve.

Ambasadorja Kiliç tha se Turqia është e angazhuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kosovën në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.