Presidentja Atifete Jahjaga zhvilloi sot një takim Kryeministrin Hashim Thaçi. Të dy drejtuesit folën për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për zhvillime tjera aktuale në vend.
Kryeministri Thaçi e informoi Presidenten për procesin e reformës zgjedhore që po e ndërmarrin partitë dhe subjektet politike. Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës biseduan gjithashtu edhe për politikën ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, si dhe për fuqizimin e diplomacisë kosovare.