DYLON

Jahjaga pjesë e diskutimit në shënimin e 800-vjetorit të hartimit të Magna Carta-s

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, mori pjesë në një diskutim publik me rastin e shënimit të 800-vjetorit të hartimit të Magna Carta, të organizuar në Bibliotekën Britanike (British Library) në Londër.E premte, 10 korrik 2015

Në panelin e organizuar me temën “Ligji i një vendi – Si të krijohet një shtet” (The law of the land -How to create a country), së bashku me Presidenten Jahjaga, morën pjesë Sir Jeremy Greenstock, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në OKB, Albie Sachs, ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Afrikës së Jugut dhe u drejtua nga profesoresha Ngaire Woods, dekane e Shkollës Blavatnik të Universitetit të Oxfordit.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga në prezantimin e saj foli për rezistencën paqësore në Kosovë dhe periudhën e luftës për çlirimin e saj si dhe përpjekjet për rindërtimin e vendit me ndihmën ndërkombëtare. Ajo gjithashtu foli edhe për procesin e shtetndërtimit të Kosovës, nga aspekti i kushtetutshmërisë. Presidentja Jahjaga gjatë prezantimit u pyet edhe për ndërtimin e institucioneve të vendit në veçanti për institucionet e sigurisë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.