Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga përcolli sot finalen e turneut të tenisit “Dielli TEB Open 2015”, që u mbajt në Prishtinë, në organizim të klubit të tenisit “Diellix” si dhe të Federatës së tenisit të Kosovës, e cila është pranuar në Federatën Evropiane të Tenisit.
Me këtë rast, presidentja Jahjaga ndau kupën për fituesin e turneut, Granit Bajraliu.
Në shenjë falënderimi, presidentes Jahjaga iu dha mirënjohje, për përkrahjen e saj të vazhdueshme në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.