DYLON

Jahjaga në Jordani në Samitin Global të Grave

Avatar photo Redaksia

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ndonëse jo më në funksionin e saj të mëhershëm po e vazhdon aktivitetin politik, kësaj radhe duke marrë pjesë në Samitin Global të Grave në Parlamente “Gratë në Politikë, që po mbahet në Aman të Jordanisë.
Përmes një postimi në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka bërë me dije se ajo po qëndron në Aman, ku po merr pjesë në Këshillin e Grave Liderë të Botës, anëtare e së cilës ajo është që nga viti 2012.
“Sot mora pjesë ne hapjen zyrtare të Samitit Global të Grave në Parlamente “Gratë në Politikë: Perspektiva në të ardhmen”, që po mbahet në Aman të Jordanisë në Parlamentin e Mbretërisë Hashimite të Jordanisë. Samiti është duke u organizuar nën patronatin e Mbretit të Mbretërisë Hashimite, Lartmadhërisë së tij, Mbretit Abdullah. Këtë vit ky Samit organizohet me mbështetjen e Parlamentit të Jordanisë, me organizatën për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik si dhe Këshillin e Grave Lidere të Botës, në të cilin jam anëtare që nga viti 2012”, ka shkruar ish-presidentja Jahjaga në “Facebook”.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.