DYLON

Jahjaga nderon hebrenjtë e Kosovës

Avatar photo Redaksia

​Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka vënë një kurorë me lule pranë monumentit kushtuar hebrenjëve të Kosovës. Sot është dita ndërkombëtare e përkujtimit të Holokaustit dhe 70-vjetori i çlirimit të kampit më të madh të koncentrimit në Auschwitz të Polonisë.

“Si popull që përjetoi vuajtje të ngjashme dhe që po përballet me plagët e hapura të luftës së fundit, sot përkulem për të nderuar kujtimin e të gjithë atyre që u privuan nga e drejta për të jetuar”, ka thënë presidentja Jahjaga përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.