DYLON

Jahjaga, Mutafa e Thaçi ngushëlluan familjen Krasniqi

Avatar photo Redaksia

Me rastin e vdekjes së Akademik Mark Krasniqit, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja AtifeteJahjaga i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Krasniqi.

Në telegram thuhet:

EkoHigjiena

E nderuara familja Krasniqi,

Me pikëllim dhe dhimbje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Mark Krasniqit, njërit prej personaliteteve më të njohura të shkencës dhe të politikës në vendin tonë, që gjithë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare.

E ndaj me Ju, e nderuara familja Krasniqi, këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë punën dhe angazhimin e palodhshëm për dekada me radhë të Akademik Mark Krasniqit.

Akademik Mark Krasniqi do të përkujtohet ndër gjenerata për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e shkencës, publicistikës letrare dhe si autor i teksteve shkollore dhe njëri prej njerëzve më të mëdhenj të Kosovës që ka punuar për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Ndarja nga jeta e Akademik Mark Krasniqit është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët, për të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Është humbje e madhe për gjithë Kosovën.

Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar familjen Krasniqi dhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të shquar, anëtarit të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Mark Krasniqi.

“Me dhembje dhe pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të akademik Mark Krasniqit, personalitet i shquar në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare. Akademik Mark Krasniqi, me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin, në shkencën, kulturën dhe botën akademike të Kosovës”, thuhet në telegramin e kryeministrit Mustafa.

Mustafa po ashtu thekson se akademik Mark Krasniqi do të përkujtohet përherë si një personalitet i shquar frymëzues për kosovarët, për kontributin e dhënë në shumë fusha të shkencës në Kosovë.

Edhe zëvendëskryeministër dhe ministër i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka ngushëlluar familjen e akademik Mark Krasniqi për ndarjen e tij nga

“Vdiq Mark Krasniqi, një nga figurat e shquara të botës intelektuale dhe politike shqiptare përgjatë dy shekujve, dy luftërave dhe shumë ndryshimeve thelbësore që ka përjetuar shoqëria dhe shteti shqiptar.

Ngushëllimet e sinqerta familjes Krasniqi”, thuhet në postimin e Thaçit.