DYLON

Jahjaga merr vendimin, zgjedhjet në veri me 23 shkurt

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë vendimin, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet Lokale, neni 4 pika 4 dhe në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale, neni 57, si dhe pas shkresës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, të pranuar në Zyrën e Presidentes, që të shpallë datën 23 shkurt 2014, si ditë kur do të mbahen zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Presidentja Jahjaga ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut, në përputhje me ligjet në fuqi.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga u bën thirrje të gjithë qytetarëve, me të drejtë vote, të komunës së Mitrovicës së Veriut, që të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetarin e komunës, duke shfrytëzuar të drejtën kushtetuese dhe ligjore.

Presidentja Jahjaga thekson se zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe të ndershme që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin në mënyrë të lirë përfaqësuesin e tyre legal e legjitim.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.