DYLON

Jahjaga: Liderët duhet të respektojnë Kushtetutën

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga edhe një herë u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të tejkalojnë shpejt problemet e sotme, pasiqë kjo do të mundësonte miratimin e një numri ligjesh.

Ajo këto komente i bërë gjatë ceremonisë së 15 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovë, ku tha se Kuvendi duhet që sa më parë të funksionojë normalisht

EkoHigjiena

‘Është shumë e domosdoshme që Kuvendi i ri i Kosovës, dhe unë besoj se deputetët e zgjedhur me votën e popullit do të gjejnë forcën dhe kurajën që të tejkalojnë shpejt problemet e sotme, Ne të gjithë, përfaqësues të institucioneve, subjekte politike, e qytetarë të Kosovës duhet të punojmë në respektim dhe zbatim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.

Nevojën e krijimit sa më të shpejtë të institucioneve nga deputetet të cilët kanë marrë votat e popullit, Jahjaga e ka ngritur edhe dje gjatë një debati për korrupsion, ku tha se tejkalimi kësaj gjendje do të mundësontemiratimin e një numri ligjesh që do të ndihmojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.