DYLON

Jahjaga: Kosova nuk ka qytetarë me humb

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka qëndruar në Vushtrri, prej nga e ka filluar fushatën sensibilizuese për të ndaluar migrimin ilegal.

Presidentja Jahjaga është pritur në takim nga kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, me të cilën bashkëbiseduan për çështjen e migrimit ilegal, nga i cili komuna e Vushtrrisë konsiderohet që është njëra ndër komunat që më së shumti është prekura.

EkoHigjiena

Pas takimi me kryetarin Mulaku, Presidentja Jahjaga ka bashkëbiseduar me disa qytetarë të cilët kërkuan vendeve pune dhe perspektivë për ta, si kusht për mos ta lëshuar vendin.

Presidentja ka kërkuar nga qytetarët e Vushtrrisë, që të bisedojnë me familjet e tyre dhe shoqërinë e tyre dhe të kërkojnë që qytetarët të qëndrojnë, sepse tha që Kosova nuk është ajo e para 15 viteve e as para 7 viteve.

“Javën e ardhshme i bëjmë 7 vjet që jemi bërë shtet i pavarur. Unë jam me juve, Të gjitha këto brenga dhe shqetësime, janë edhe shqetësimet e mia. Ju nuk duhet me ik, por duhet me qëndru së bashku me neve, sepse më së lehti është që të ikim dhe t’ia kthejmë shpinën Kosovës. Ma vështirë është me qëndru këtu, por së bashku duhet të gjejmë zgjidhje”, ka theksuar Jahjaga. Sipas saj, Kosovë nuk ka qytetarë të humb, raporton Veriu.info.

Ndërkaq, Kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, ka theksuar se dëshpërimi është edhe më i madh nëse tani BE i kthen ata që ka migruar.

“E kemi një gjendje tepër brengosëse në komunën tonë, sikurse në të gjithë Kosovë, sepse kemi një fluks shumë të madh të migrimit në Perëndim dhe kjo është brengosëse. Megjithatë, ju ftoj të gjithëve që të qëndroni, sepse në rrethana shumë më të vështira kemi qëndruar në Kosovë edhe atëherë kur na kanë larguar me dhunë”, ka deklaruar Mulaku.