DYLON

Jahjaga: Kosova e përkushtuar për vazhdimin e procesit të dialogut me Serbinë

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga është pritur në Bruksel në selinë e Bashkimit Evropian nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini për të diskutuar zhvillimet në Kosovë dhe përpjekjet e Republikës së Kosovës për t’i thelluar reformat politike dhe ekonomike në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane.E hënë, 04 prill 2016
Presidentja Jahjaga ka falënderuar zonjën Mogherini për mbështetjen, angazhimin e saj dhe të Bashkimit Evropian për forcimin e perspektivës evropiane të Kosovës me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila tashmë ka hyrë në fuqi. Presidentja Jahjaga e theksoi nevojën që perspektiva e integrimit evropian të forcohet edhe më tutje me Republikën e Kosovës dhe shtetet e tjera të rajonit si agjendë e cila siguron thellimin e reformave të brendshme në secilin vend dhe nxitë përmirësimin e marrëdhënieve për fqinjësi të mirë.

Presidentja Jahjaga theksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për vazhdimin e procesit të dialogut me Republikën e Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve si rrugë e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme në rajon dhe për të përshpejtuar integrimet euroatlantike të të dyja vendeve. Presidentja Jahjaga theksoi nevojën që ky proces i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përqendrohet në implementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel duke kushtëzuar përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut me përparimin në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.