DYLON

Jahjaga kërkon njohjen e Kosovës nga Armenia

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga takoi Ministrin e jashtëm të Armenisë, zotëri Eduard Nalbandyan me të cilin diskutuan për konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës. Ata diskutuan edhe proceset e tjera nëpër të cilat po kalon vendi, në përpjekje për të forcuar subjektivitetin shtetëror.

Presidentja Jahjaga e njoftoi Ministrin Nalbandyan me përparimin që e ka shënuar Republika e Kosovës në procesin e njohjes së pavarësisë së saj, duke e sjellur në 107 numrin e përgjithshëm të njohjeve nga shtete të ndryshme të botës. Presidentja Jahjaga theksoi se njohja e shtetësisë së Kosovës është edhe njohje e vizionit të qytetarëve të saj për të ndërtuar një shtet faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe më gjerë, duke e inkurajuar Armeninë që të ndërmarrë një hap të tillë.

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga nënvizoi synimin e Republikës së Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO si kontribuuese e sigurisë kolektive dhe bashkëpunimit ekonomik e politik në Kosovë, dhe si anëtare e barabartë në të gjithë mekanizmat dhe organizatat ndërkombëtare.

Ministri Nalbandyan vlerësoi të arriturat e Kosovës, në veçanti në procesin e dialogut ndërshtetëror për normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë, dhe shprehu gatishmërinë e qeverisë armene për të punuar me institucionet e Republikës së Kosovës për të avancuar proceset e saj integruese.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.