Jahjaga kërkon nga liderët zgjidhje e jo zgjedhje

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga po kërkon nga liderët zgjidhje dhe jo zgjedhje, por nëse alternativa e vetme e mbetur janë zgjedhjet atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të dalë nga kriza.

“Kemi hyrë në një periudhë të rëndë për vendin dhe posaçërisht në një krizë të thellë institucionale, kur po lëkundet qëndrueshmëria e shtetit të Kosovës dhe po rrezikohet edhe mirëqenia e qytetarëve të vendit, që kërkon angazhim të plotë të secilit prej liderëve të partive politike parlamentare që përmes bashkëpunimit dhe mirëbesimit të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate të pamundshme. Presidentja Jahjaga po kërkon nga liderët zgjidhje dhe jo zgjedhje, por nëse alternativa e vetme e mbetur janë zgjedhjet atëherë duhet të shihet mundësia që vendi të dalë nga kjo krizë e thelluar”, ka deklaruar për RTK-në, Arbër Vllahiu, këshilltar i presidentes Jahjaga.

KOMENTE