DYLON

Jahjaga kërkon intensifikim të luftës kundër korrupsionit

Avatar photo Redaksia

Sipas njoftimit të Presidencës, Jahjaga ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të intensifikohet dhe të adresohet me urgjencë për t’i hapur Kosovës perspektivën.

​Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, takoi sot kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, ushtruesin e detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha dhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për të diskutuar për hapat e organeve të rendit dhe të ligjit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

EkoHigjiena

Sipas njoftimit të Presidencës, Jahjaga ka thënë se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të intensifikohet dhe të adresohet me urgjencë për t’i hapur Kosovës perspektivën ekonomike dhe përparimin e saj në përmbushjen e reformave për liberalizim të vizave dhe integrim evropian.

Takimi i sotëm është pjesë e rekomandimeve të dala nga Këshilli Kombëtar Kundër Korrupsionit për intensifikim të zbatimit të ligjit në këto fusha.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.