DYLON

Jahjaga, Jacobson dhe Shauket nënshkruajnë marrëveshje

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga nënshkroi sot me ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson dhe drejtoreshën e misionit të USAID-it në Kosovë, Maureen A. Shauket, Marrëveshjen Bilaterale për Përmbushjen e Synimeve Zhvillimore (Development Objective Grant Agreement).

Marrëveshja thekson përkushtimin e qeverisë së SHBA-së për të ndihmuar Kosovën me 37,432,028 dollarë, përmes një fondi mbështetës për një numër aktivitetesh të Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së (USAID) në Kosovë, transmeton RTK.

EkoHigjiena

Fondet do të shfrytëzohen për ndihmë në fushën e sundimit të ligjit dhe të aktiviteteve të qeverisjes, pastaj në aktivitetet për shtimin e investimeve dhe të vendeve të punës në sektorin privat dhe në programet për shtimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.

Presidentja Jahjaga e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën në të gjitha fushat dhe posaçërisht në vendosjen e sundimit të ligjit dhe të rendit, që ndihmon në nxitjen e investimeve dhe të kapitalit të huaj në vend.

Ajo theksoi se Kosova është krenare për miqësinë me SHBA-në dhe vlerësoi se Marrëveshja e sotme bilaterale, sikundër edhe të gjitha marrëveshjet e tjera të arritura ndërmjet dy shteteve, janë themel i bashkëpunimit të shkëlqyer dhe gjithsesi një ndihmë e jashtëzakonshme për Kosovën në ngritjen e kapaciteteve të saj.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.