DYLON

Jahjaga interesohet për procesin zgjedhor

Avatar photo Redaksia

​Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim kryeprokurorin e shtetit, Ismet Kabashin, me të cilin bisedoi për përgatitjet e Prokurorisë së shtetit për procesin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në vend.

Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e gatishmërisë së të gjitha institucioneve përgjegjëse për organizimin, sigurinë dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, me qëllim të sigurimit të një procesi të drejtë, të lirë dhe demokratik zgjedhor në Kosovë, që do të ndihmojë vendin në proceset integruese të tij. Kryeprokurori i shtetit, Ismet Kabashi, e njoftoi presidenten për përgatitjet që po bën Prokuroria e shtetit për të pasur një proces të lirë zgjedhor dhe gjithashtu edhe me bashkërendimin e punëve me të gjithë mekanizmat e tjerë të mandatuar për organizmin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

EkoHigjiena

Gjatë ditës, Presidentja Jahjaga ka takuar edhe kryetarin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Shukri Sylejmanin, i cili e njoftoi Presidenten për të gjitha përgatitjet që po bëhen për të pasur një proces sa më të rregullt zgjedhor

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.