DYLON

Jahjaga fton deputetët të gjejnë zgjidhje

Avatar photo Redaksia

Presidentja, Atifete Jahjaga, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cilëson si “obligativ për të gjithë, sepse garanton një proces kredibil dhe të drejtë dhe siguron edhe funksionimin e shtetit të së drejtës”.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike të Kosovës që të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, pasi shpalli të pavlefshme zgjedhjen e bërë më 17 korrik, në seancën konstituive të institucionit ligjvënës.

EkoHigjiena

Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka cituar presidenten Jahjaga t””u ketë bërë “thirrje deputetëve të Kuvendit te Kosovës që të gjejnë zgjidhje në përpjekje për të konstituuar institucionin qe përfaqëson interesat e qytetarëve të vendit, me votën e të cilëve edhe është zgjedhur”.

“Kultura demokratike dhe pjekuria politike do të ndihmojë në uljen e tensioneve qe mund të reflektojnë edhe tek qytetarët e vendit, të cilët kanë treguar qetësi, pjekuri dhe dinjitet përgjatë gjithë procesit”.

“Në respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke luajtur në vazhdimësi rolin e garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve dhe të unitetit të popullit, presidentja do të veprojë në përputhje me mandatin e saj dhe në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese”, ka thënë Vllahiu për Radion Evropa e Lirë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.