Jahjaga pas homazheve në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari”, vizitojë edhe familjen Jashari ku u prit nga Rifat Jashari. Presidentja në largim, Atifete Jahjaga ka deklaruar se kthimi i saj në Prekaz, gjithmonë e emocionon sepse ia kujton çmimin e ashpër që e kemi dhënë si popull dhe si shtet, si dhe borxhin që ua kemi atyre që dhanë jetën për liri.
Jahjaga pas homazheve në Kompleksin Memorial ”Adem Jashari”, vizitojë edhe familjen Jashari ku u prit nga Rifat Jashari. Ajo tha se viziton këtë familje në këtë ditë plotë dhimbje për të por edhe për gjithë Kosovën.
“Pata nderin të takoj Rifat Jasharin dhe anëtarët e kësaj familje dhe të bisedoj me bacën Rifat për sakrificën që e ka bërë kjo familje për ta jetësuar ëndërron tonë, për ta bërë Kosovën e lirë”, ka thënë ajo.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=61840