DYLON

Jahjaga e Yagcilar diskutojnë për Ditën Memoriale të turqve

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti në takim ministrin e Administratës Publike dhe njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, zotëri Mahir Yagcilar, si dhe një delegacion të Këshillit Organizativ për shënimin e Ditës Memoriale të Komunitetit Turk në Kosovë.

Presidentja Jahjaga duke e uruar komunitetin turk për Ditën Memoriale, tha se ky komunitet tregon një shembull të mirë të integrimit në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës dhe është i përkushtuar për ndërtimin e shtetit demokratik, së bashku me të gjitha komunitetet e tjera në vend. Presidentja Jahjaga tha se Kosova është shtet i të gjithë qytetarëve të barabartë, pa dallim, që ndajnë edhe përgjegjësitë dhe obligimet për ta zhvilluar e përparuar atë dhe për ta bërë edhe pjesë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar.

EkoHigjiena

Ministri Yagcilar e falënderoi Presidenten Jahjaga për urimet dhe mbështetjen që i jep komunitetit turk në Kosovë dhe e njoftoi atë për të gjitha aktivitetet që kanë nisur për shënimin e Ditës Memoriale të Turqve në Kosovë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.