DYLON

Jahjaga e di datën!

Avatar photo Redaksia

Presidentja Jahjaga e di datën se deri kur do të presë që partitë të merren vesh. Në mungesë të kësaj marrëveshjeje, ajo e di edhe datën se kur do t`i shpallë zgjedhjet e edhe kur do të mbahen ato, kanë bërë të ditur burime të gazetës, shkruan Tribuna.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, pritet që shumë shpejt t’ua bëjë me dije liderëve të partive politike se mund të përballen edhe me një afat të kufizuar kohor për gjetjen e zgjidhjes rreth formimit të institucioneve të reja. Në të kundërtën, mungesa e gjetjes së një zgjidhjeje kushtetuese, besohet se do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

EkoHigjiena

Ndonëse në Kushtetutën e Kosovës dhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nuk parashihet që vendi të shkojë në zgjedhje për mungesë të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, presidentja e ka një mundësi tjetër që të marrë vendimin e saj, duke u bazuar në Kushtetutë.

http://gazetatribuna.com/?FaqeID=2&LajmID=85650

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.