DYLON

Jahjaga e dekoroi Rubin me medaljen presidenciale të meritave

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, deklaroi se ndihma e SHBA-së për Kosovën është jetike dhe mbështetja për proceset demokratike jo vetëm në Kosovë por edhe për gjithë rajonin e Evropës Juglindore është e nevojshme, sepse garanton paqen dhe stabilitetin.

Ajo i bëri këto komente në takim ish-ndihmës sekretarin e Shtetit të SHBA-së për marrëdhënie me publikun, zotëri James Rubin. Presidentja Jahjaga e falënderoi zotëri Rubin për angazhim dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën gjatë periudhës së luftës që ndihmoi në vendosjen e paqes dhe lirisë dhe të zhvillimit të vendit për të gjithë qytetarët e tij, si dhe pas luftës në ndërtimin e shtetit të Kosovës dhe konsolidimin ndërkombëtar të tij

EkoHigjiena

Presidentja Jahjaga në nderim për kontributin, veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e çështjes së Kosovës, e dekoroi zotëri James Rubin me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Ish-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së, zotëri James Rubin, e falënderoi Presidenten për mikëpritjen dhe për medaljen e dhënë. Ai tha se Kosova ka shënuar një përparim të madh ndër vite dhe ajo po tregohet si një rrëfim i suksesit të përbashkët.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.