DYLON

Jahjaga e dekoroi gjenerallejtënant Kadri Kastratin

Avatar photo Redaksia

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Kadri Kastrati, të cilin e dekoroi me “Urdhrin e Pavarësisë”.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, si dhe zyrtarë të tjerë të FSK-së.

EkoHigjiena

Presidentja Atifete Jahjaga falënderoi gjenerallejtënant Kadri Kastratin, në përfundimin e detyrës së tij si komandant i FSK-së, për përkushtimin e tij shumëvjeçar në ndërtimin e këtij institucioni shembull të Republikës së Kosovës.

Ajo tha se gjenerallejtënant Kastrati po e përmbyll këtë detyrë, duke lënë pas veten një institucion profesional, të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që i takojnë në garantimin e sigurisë kombëtare, që ngërthen në vete vlerat dhe idealet e Republikës së Kosovës dhe aspiratën tonë për të qenë pjesë e infrastrukturës euroatlantike të sigurisë.

“Nën udhëheqjen tuaj e kemi parë FSK-në të ngritet mbi çdo sfidë, të fuqizohet dhe të kalojë barriera fizike, me shtrirjen e dorës së ndihmës secilit qytetar të Kosovës. Ju keni dhënë kontribut të çmueshëm për ndërtimin e vizionit për të ardhmen e FSK-së dhe transformimin e kësaj force në Forcat e Armatosura të Kosovës, një përgjegjësi që u mbetet ta jetësojnë pasardhësit tuaj”, tha Presidentja Jahjaga.

Në vijim të ceremonisë, për rolin dhe kontributin e dhënë në shërbim të shtetit tonë, në forcimin dhje konsolidimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe ndërtimin e këtij institucioni shtyllë të vendit tonë, Presidentja Jahjaga e dekoroi gjenerallejtënant Kadri Kastratin me Urdhrin e Pavarësisë.

Nga ana e tij, z.Kastrati falënderoi Presidenten Jahjaga për vlerësimin për punën e tij, falënderoi ushtarët , nënoficerët dhe oficerët e FSK-së, ministrin e FSK-së, për përkrahjen e vazhdueshme për zhvillimin dhe transformimin e FSK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.