DYLON

Jahjaga: Duhet të kushtëzohet integrimi i Serbisë

Avatar photo Redaksia

​Presidentja e Republikës së Kosovës,Atifete Jahjaga priti sot në takim Komisionerin për Zgjerim të Komisionit Evropian, Stefan Fule, i cili tha se rruga e Kosovës drejt integrimit në BE, varet nga të arriturat dhe përmbushja e reformave.

Sipas një njoftimi për media, presidentja Jahjaga dhe KomisioneriFule diskutuan për agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, procesin e liberalizimit të vizave si dhe për rëndësinë që procesi i integrimit evropian të mbetet një përpjekje gjithëshoqërore.

EkoHigjiena

Presidentja theksoi se në dy vitet e fundit është bërë progres i konsiderueshëm dhe ne dëshirojmë që ky proces të jetë konsistent dhe në përputhje me perspektivën evropiane të rajonit.

Jahjaga tha se institucionet e Kosovës mbesin të përkushtuara për të vazhduar me të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësim të vendit në BE. Në këtë rrafsh, ajo shprehu kënaqësinë me efikasitetin e përmbylljes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Presidentja Jahjaga me Komisionerin për Zgjerim të Komisionit Evropian, Stefan Fule, bisedoi edhe për procesin e liberalizimit të vizave, ku tha se në këtë fushë është arritur progres i konsiderueshëm dhe Kosova është e interesuar të intensifikohen përpjekjet nga të dyja palët në kuadër të dialogut për viza.

Ajo shprehu përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Sipas saj, janë arritur marrëveshje të rëndësishme por duhet të ketë zbatim të tyre në praktikë, ndërkohë që Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se anëtarësimi i saj në BE është i kushtëzuar me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

Komisioneri për Zgjerim i Komisionit Evropian, Stefan Fule theksoi se Kosova ka perspektivë të qartë evropiane dhe rruga e saj drejt integrimit varet nga të arriturat dhe përmbushja e reformave në vend.

Ai nënvizoi se suksesi në përmbushjen e reformave do të përcaktojë edhe dinamikën e proceseve integruese të Kosovës.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.